Memli Krasniqi zgjedhet nënkryetar joekzekutiv i Kongresit të Internacionales Liberale

03 dhjetor 2024 | 14:35

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është bërë pjesë e strukturave të reja udhëheqëse të Internacionales Liberale.

Ai ka njoftuar se është zgjedhur nënkryetar jo-ekzekutiv i Kongresit të Internacionales Liberale.

Krasniqi ka falënderuar delegatët e kongresit për besimin që ia kanë dhënë.

“I falënderoj përzemërsisht delegatët e Kongresit të Internacionales Liberale, të cilët më zgjodhën nënkryetar jo-ekzekutiv të këtij organi. Është nder i madh për mua të jem pjesë e strukturave të reja udhëheqëse të Internacionales Liberale, në kuadër të angazhimit tonë të përbashkët për promovimin e vlerave liberale dhe demokratike, ku PDK mori pjesë për herë të parë si anëtare me të drejta të plota”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Ky emërim i imi koincidon edhe me dy vjetorin e anëtarësimit të Partisë Demokratike të Kosovës në grupimin politik të partive liberale-demokratike të Evropës – ALDE, para fiks dy vjetësh. Parimet themelore liberale të lirisë, demokracisë, shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut, tolerancës dhe solidaritetit, janë vlera, mbi të cilat PDK qëndron vendosmërisht”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi ka kaluar disa vite në krye të ekipeve të…