Memli Krasniqit i është dhënë shansi ta angazhojë potencialin e fjetur të PDK-së

08 gusht 2023 | 17:30

Ish shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, tha se pret nga lidershipi aktual i PDK-së, me në krye Memli Krasniqin, që ta aktivizojë kontigjentin e paangazhuar aktivisht në politikë, përfshirë edhe atë, në mënyrë që të fuqziohet PDK-ja.

“Kjo Qeveri duhet të largohet sa më shpejt, vendi do të frymojë më shlirë, përfshirë edhe raportet me aleatët”, pohoi Grabovci në një intervistë për “kosovalive.net”.

“Jam aty ku kam qenë, një familje të dytë e kam, një familje biologjike e kam, familja tjetër është PDK. Potenciali i PDK-së është aty, kryetari aktual i PDK-së e ka një shans që ta mobilizojë potencialin e fjetur të partisë, që përfaqësojnë vlerat e të gjitha periudhave më të vështira”, tha Grabovci, duke kërkuar nga kreu i PDK-së, që ta marrë parasysh këtë sugjerim në mënyrë që sipas Grabovcit të përmbyllet misioni për Kosovën.

“Memli Krasniqit i është dhansi, le ta shfrytëzojë në interes të PDK-së, sepse PDK ka nevojë për personalitete që kanë kredibilitet. Për PDK kanë nevojë proceset që po kalon Kosova. Të gjitha vendimet e rendësishme historike identifikohen me lidershipin e PDK-së. Fitorja jonë ishte më tepër politike se sa ushtarake gjatë luftës, ne e dinim që nuk do ta mundim Serbinë, por kishim lidership të guximshëm”, theksoi Gabovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me…