Memorandum bashkëpunimi mes Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës dhe Odës Ekonomike Britanike në Kosovë

13 gusht 2018 | 14:57

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës (ShSK), Sami Mazreku,  ka nënshkruar të hënën memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Odës Ekonomike Britanike  në Kosovë,  Bekim Kastratin.

Me anë të këtij nënshkrimi të dyja palët janë zotuar për angazhim maksimal në promovimin dhe lehtësimin e bashkëpunimit të anëtareve të të dyja institucioneve. “Në memorandumin e nënshkruar thuhet se prioritet për palët do të jetë mbështetja dhe bashkëpunimi i ndërsjellë me qëllim të zhvillimit social dhe ekonomik, shkëmbim të praktikave të mira në zhvillim të bashkëpunimit të anëtarëve të tyre, por edhe me qytetarë. Po ashtu përmes këtij memorandumi te dyja palët kanë paraparë organizim të takimeve për informimin e publikut dhe anatemave mbi informacionet e fundit në fushën e Industrisë së sigurimeve”, është thënë në njoftimin e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, duke shtuar se së fundi shkëmbimi i informacioneve mbi statusin e përgjithshëm ekonomik, taksave, investimeve, politikave tregtare dhe ndryshimeve ligjore, do të jetë pjesë e memorandumit të nënshkruar mes Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës dhe Odës Ekonomike Britanike në Kosovë.

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve, Sami Mazreku, ka thënë se memorandumi i nënshkruar me Odën Ekonomike Britanike në Kosovë por edhe memorandumet e nënshkruara si ajo e fundit me Shoqatën e Siguruesve të Shqipërisë do të jenë në shërbim të modernizimit dhe zhvillimit të Industrisë së sigurimeve në vendin tonë.

Po ashtu ai ka deklaruar se memorandume të tilla bashkëpunimi në ditët dhe muajt në vijim do të nënshkruhen edhe me përfaqësues të Shoqatave të sigurimeve të rajonit por edhe më larg.

 

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë doktor Mujë Shala, babai i Endrit Shalës,…