Memorandum Bashkëpunimit ndërmjet Odës së Noterëve dhe Agjencisë Kadastrale
Oda e Noterëve dhe Agjencia Kadastrale e Republikës së Kosovës kanë nënshkruar sot memorandum bashkëpunimit.
Ky memorandum do të mundësojë krijimin e procedurave standarde të operimit në shkëmbimin e të dhënave dhe shënimeve me qëllim të lehtësimit të punës së tyre.
Këtë memorandum e ka përshëndetur edhe ministri i drejtësisë, Selim Selimi.
“Përshëndes nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Odës së Noterëve dhe Agjencisë Kadastrale të Republikës së Kosovës. Ky memorandum mundëson krijimin e procedurave standarde të operimit në shkëmbimin e të dhënave dhe shënimeve me qëllim të lehtësimit të punës së tyre. Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar dhe e angazhuar me të gjitha kapacitetet e saj në ngritjen e efikasitetit të punës së noterëve dhe profesioneve tjera të lira me qëllim të reflektimit në shërbim të qytetarëve në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Selimi në profilin e tij në “Facebook”.