Memorandum mirëkuptimi për restaurimin e Hamamit
Është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet komunës së Prishtinës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Republikës së Turqisë (Zyra e Kryeministrit dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA), lidhur me investimet në Hamamin e qytetit.
Qëllimi i këtij Memorandumi është zhvillimi i bashkëpunimit në kuadër të hartimit të projektit zbatues dhe zbatimin e projektit të restaurimit dhe rregullimit të oborrit të Hamamit të Madh, aset i mbrojtur sipas Ligjit për Trashëgimi Kulturore.
MKRS-ja dhe komuna e Prishtinës do të sigurojnë lejet dhe aprovimet e nevojshme për hartimin e projektit zbatues dhe zbatimin e projektit të cilat do të zhvillohen nga TIKA, si dhe do të sigurojnë lehtësimet e duhura në zgjidhjen e problemeve të mundshme që mund të lindin në fazën e hartimit të projektit zbatues.