Memorial për ushtarët e KFOR-it që vdiqën në Kosovë

22 maj 2018 | 16:36

Qeveria e Kosovës ka filluar ndërtimin e një memoriali në Prishtinë në shenjë respekti për ushtarët e KFOR-it që kanë vdekur që nga viti 1999 kur NATO hyri në Kosovë.

Rreth 160 ushtarë të vendeve anëtare dhe jo anëtare të NATO-s kanë vdekur në 19 vitet e fundit kryesisht në aksidente, raporton “Rel”.

Në vitin 2006 në një aksident ajror afër kufirit Hungari-Sllovaki kanë vdekur 42 ushtarë sllovakë derisa po ktheheshin në vendin e tyre pas shërbimit në Kosovë.

https://www.facebook.com/evropaelire/videos/10156512624287249/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së paku 30 persona raportohet të jenë vrarë në një…