Memphis në librin e rekordeve, arrin fitoren më të thellë në histori, ndalet hovi i Bucks!
Pas 8 fitoresh radhazi, Milëaukee Bucks bie në transfertën kanadeze ndaj Toronto Raptors.
Në Scotiebank Arena në Toronto skuadra e Nick Nurse hodhi pas krahëve momentin negativ prej 3 humbjesh rresht duke fituar me shifrat 97-93 në një ndeshje shumë të luftuar.
Diferencën për kanadezët në këtë sfidë e bëri VanVleet i cili realizoi 29 pikë ndërsa shtoi edhe 5 rebound dhe 4 asiste. Bucks ndërkohë vuajtën mungesën e yllit të ekipit Giannis Antetokounmpo, ndërkohë që nuk u mjaftuan 48 pikët e dyshesh Holiday-Middelton.
Një fitore të madhe mori edhe Chicago Bulls që triumfoi brenda në New York ndaj vendasve të Nicks me rezultatin e ngushtë 119-115.
Për skuadrën nga Ilinois shkëlqeu DeMare DeRozan me 34 pikë 6 rebound dhe 3 asiste ndërkohë që Knick-save nuk u mjaftoi paraqitja e mirë e Julius Randle autor i 30 pikëve ndërkohë që te Chicago spikati edhe malazezi Vucevic me 27 pikë. E pabesueshme ajo që ndodhi në Teneesee. Në FedexForum Mephis Grizzlies regjistroi fitoren më të thellë në historinë e NBA pasi mposhti pothuajse me dyfishin e pikëve Oklahoma City Thunder, me shifrat 152-79.
Falë suksesit me 73 pikë diferencë Memphis theu rekordin 30-vjeçar që mbahej nga Cleveland Cavaliers që në vitin e largët 1991 kishte mposhtur Miami Heat me 68 pikë diferencë. 27 pikë realizoi Jaren Jackson në këtë sukses të Grizzlies që morën fitoren e 3-të rresht dhe të 12-ën sezonale, ndërkohë që Oklahoma për shkak edhe të mungesave të shumta është në një krizë të thellë rezultatesh teksa pësoi humbjen e 8-të radhazi dhe të 10-ën në 12 ndeshjet e fundit. Nuk njeh më limite Phoenix Suns që mori fitoren e 18-të radhazi pasi kaloi me shifrat 114-103 Detroit Pistons, sukses që e ngjiti skuadrën nga Arizona në krye të Konferencës së Perëndimit. /SS/