Menaxheri i Ariana Grandes tani ka nën mbikëqyrje edhe Demi Lovaton
13 maj 2019
| 11:00
Këngëtarja e njohur Demi Lovato me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram” ka bërë me dije se tani është me menaxher të ri të muzikës dhe se do të fillojë një kapitull të ri.
Lovato ka thënë se ndihet e lumtur dhe e inspiruar për këtë kapitull të ri me menaxherin Scooter Braun. “Djema! Ëndrrat u bënë realitet sot për mua. Unë zyrtarisht kam një menaxher të ri.
Dhe jo çfarëdo menaxheri, por një dhe të vetmin, Scooter Braun”, ka shkruar ajo.