
Menaxheri i njohur tregon se çfarë i tha Granit Xhaka pas ndeshjes: Sikur Botërori të kishte çdo ndeshje ndaj Serbisë, do fitonim Kupën
05 dhjetor 2022
| 10:56
Mario Cenolli ka folur në një lidhje paralele nga Katari me emisionin “Botërori Katar 2022“, ku ka treguar edhe bisedën që ka pasur me Granit Xhakën.
Mesfushori shqiptar i ka thënë se ndeshje të tilla e motivonin edhe më tepër. Madje ka shtuar se nëse do të luante të gjitha ndeshjet kundër Serbisë, atëherë Zvicra do të fitonte Kupën e Botës.
“Prindërit, si e ëma, edhe i ati, e dinë çfarë djalit kanë. E dinë çfarë djali kanë, si ai dhe Taulanti.
Kështu që ishin shumë të qetë, sepse e dinin që ai do ia dilte mbarë. Ishin shumë të qetë, u surprizova edhe unë. Ata nuk është hera e parë që janë pre e këtyre provokimeve. Siç thotë edhe vetë Graniti: