Menaxherja e Bet365 e shpërblen veten me 300 milionë euro
25 nëntor 2018
| 12:29
Shefja miliardere e firmës së basteve online, Bet365, i ka dhënë vetes një pagesë prej 300 milionë eurosh, ndërkohë që kompania raporton rritje fitimesh. Pagesa e Denise Coates llogaritet në rreth 800 mijë euro në ditë.
Dhe këtë vit ajo ka dalë shumë më mirë se vitin e shkuar, kur mori 250 milionë euro. Pasuria e familjes së saj, që përbëhet nga vëllai Xhon dhe babai Piter, është rreth 6.5 miliardë euro.