Menaxhmenti i lartë i ATK-së diskuton planet për të ardhmen
Menaxhmenti i lartë i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) nga data 10 deri më 12 tetor ka mbajtur punëtori lidhur me diskutimin e të arriturave të deritanishme, si dhe sfidat të cilat e presin administratën tatimore në të ardhmen.
Gjatë kësaj punëtorie u prezantuan rekomandimet nga raportet e institucioneve ndërkombëtare, të cilat monitorojnë punën e ATK-së, e që të cilat pritet të reflektoj në hartimin e planeve strategjike dhe operative të ATK-së për periudhën e ardhshme.
Po ashtu, në punëtori u prezantuan ide, propozime për hartimin e planit strategjik, strategjinë e përmbushjes dhe planit operativ, si dhe u caktuan grupet punuese, të cilat do të merren me hartimin e drafteve finale të këtyre planeve.
Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri, ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit e kësaj punëtorie, ku sipas përgjegjësive të marrin veprimet ligjore, në mënyrë që të përfundojnë me sukses detyrat e përcaktuara duke respektuara afatet kohore.