Menaxhmenti i RTK-së u prit në Tiranë nga drejtori i RTSH-së
Në realitetin e ri të shekullit të 21-të dy Televizionet Publike shqiptare në rajon, RTSH dhe RTK vijojnë me sukses bashkëpunimin duke synuar rritjen e cilësisë së prodhimeve për shqiptaret në të dy anët e kufirit.
Në këtë fillim marsi mbërriti në Tiranë një delegacion i RTK-së, i kryesuar nga kryetari i Bordit, Sali Bashota dhe drejtori i përgjithshëm, Ngadhnjim Kastrati, cili u mirëprit nga drejtori i përgjithshëm i RTSh-së, Thoma Gellci.
Gjatë bisedës drejtuesit e televizioneve shprehen vlerësim për arritjet e deritanishme ndërsa nuk e fshehën se pandemia e Covid-19 ka ndalur hovin e këmbimeve mes dy institucioneve.,
Pikërisht për ta rigjallëruar bashkëpunimin e deritanishëm delegacionet biseduan në Tiranë në zyrat qendrore të RTSh-së, ku u prezantuan arritjet që RTSH ka shënuar në fushën e teknologjisë.
Dy televizionet po zhvillojnë bashkëprodhime të suksesshme gjate viteve të fundit që kanë rezultuar formate televizive të pëlqyera dhe shumë të dashura për publikun në ekran. Në te dy anët e kufirit bëri jehone formati “Gjyshet Milionere”, që përfshiu ne sezonet e tij jo vetëm një numër rekord shikuesish, por shërbeu për të promovuar vlerat me të mira të kulinarise shqiptare ne rajonin e Ballkanit.
RTSH transmeton programin “Udhëve” të RTK-së, ndërsa së bashku dy gjigantet televizive publike kanë bashkë-prodhuar me sukses edhe serialin televiziv për të rinjtë “I Star”.
Bashkëpunimi mes dy televizioneve i bashkon ekranet edhe ne akademinë e trajnimeve, ne fushën e shkëmbimit të lajmeve brenda projektit erno dhe jo vetëm, si dhe ne shkëmbimin e eksperiencave më të mira që synojnë promovimin e programeve që i shërbejnë interesave të teleshikuesve pa dallim.