Menaxhmenti i “Trepçës” i reagon Bordit të përkohshëm

16 shtator 2021 | 12:14

Menaxhmenti i “Trepçës” ka reaguar lidhur me shqetësimet e krijuara tek punonjësit e kësaj ndërmarrje nga komunikata për media e Bordit të përkohshëm mbikëqyrës në “Trepça” Sh.A.

Menaxhmenti i “Trepçës” ka njoftuar se më 24.08.2021 ka pranuar kërkesën nga Njësia e Auditimit të Brendshëm në “Trepça Sh.A” për qasje në kontratat: 1. Shitja e mbetjeve industriale të Piritit dhe Pirotinës “Kontrata nr. 01-MZ/2016 Kontrata për shitjen e fërgesës së Piritit dhe Pirotinës” dhe 2. Shitja e mbetjeve industriale të Jarositit “Kontrata nrprot. 325/2020 për shitjen e Jarositit”.

“Ne ju kemi përgjigjur në kohën e paraparë në shkresë me dokumentacionin e kërkuar: 13.09.2021 kemi pranuar raportin final ku në mesin e 13 të gjeturave të pretenduara të gjitha korrespondojnë me periudhën 2016 deri 2020 me kronologjinë si: Procesi i shitjes së fërgesës së piritit dhe pirotinës ka filluar me kontratë 25.10.2016 dhe është vazhduar me aneks kontratë më 23.01.2020 dhe është valid deri më 31.12.2024; Procesi i shitjes se Jarositit ka filluar me kontratë 23.01.2020 është ndryshuar me aneks kontrate 16.03.2020 dhe përsëri është ndryshuar me aneks kontratë më 07.10.2020 dhe cili është valid deri më 31.12.2024. Andaj siç shihet me lartë menaxhmenti është i gatshëm për interesin e ndërmarrjes të rishqyrtoje kontratat në bashkëpunime me faktorët relevantë pasi kontratat i ka gjetur, në kohen e marrjes së drejtimit të ndërmarrjes dhe është obliguar të respektojë kontratat ekzistuese dhe të cilat kanë afatet kohore për implementim. Meqenëse bordi ka ngritur shqetësime i ftojmë të na rekomandojë me hapat të cilët duhet të ndiqen tutje”, thuhet në reagimin e menaxhmentit të “Trepçës”.

“Andaj si ekzekutiv kemi zbatuar me përpikëri kontratën dhe aneks kontratat dhe kontratat e tjera të cilët kemi nënshkruar në përudhen 2021 prej të cilave kemi arritur të ndryshojmë afarizmin e Trepçës në vitin 2021 duke tejkaluar pritshmërinë e të hyrave”, thuhet tutje në reagim.

Sipas këtij reagimi, duke u bazuar në të hyrat e krijuara janar – gusht 2021 janë krijuar këto të hyra. “Shitja e Koncentratit të Plumbit dhe Zinkut gjithsej 10,490,008.62 $ me një tejkalim 81.40% për periudhën paraprake të vitit 2020 ku kemi pasur të hyra vetëm 5,782,761.84$. Mbetje industriale 216,305.51 €. Faturime për dhënien e pronës me qira 86,567.33 €. Duke u bazuar në sukseset e Trepçës sh.a. për periudhën janar – gusht 2021 dhe falë angazhimit të gjithëve kemi arritur me kohe t’i bëjmë pagat e punonjësve, t’i mbulojmë shpenzimet operative dhe në njëjtën kohë kemi filluar me shlyerjen e obligimeve ndaj kontraktuesve të krijuara nder vite. Mosvendosja e periudhës të të gjeturave në komunikatën për media nga ana e Bordit të përkohshëm mbikëqyrës Trepça sh.a. mendojmë se janë tendenciozë dhe do të ndikojnë negativisht tek punonjësit e Trepçës të cilët me një përkushtim te madhe kanë arritur këto suksese. Në të njëjtën kohë rekomandojmë që bordi të gjitha dyshimet lidhur me rastet e dyshuara të na njoftojë neve si menaxhment paraprakisht”, theksohet në fund të reagimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paraqitur sot në Kuvend…