Menderes Zeneli: Prehu në paqe Nënë Kadrie!
Me 2 janar 2025, është ndarë nga jeta Kadrie Latifi Hoxha.
Po kush është Nëna Kadrie!?
Kadrie Hoxha, është bijë nga Cërnica e Gjilanit, e martuar në fshatin Pograxhë rrënzë Karadakut, aty ku ndahen rrethina e Gjilanit me rrethinën e Preshevës. Kadrie Hoxha e Ymer Latifi e filluan jetën bashkë dhe patën katër fëmijë: Resulin, Shadien, Shkëlqimin e Krenarën.
Trashigimtarët e tyre jetojnë, që të gjithë në rrethinat e Gjilanit.
Po si ishte jeta e nënë Kadries me familje? Jemi mësuar të themi, se ashtu ishtë koha!?
Jo koha nuk ishte njejtë për të gjithë! Po kush mund ta përballoj dhimbjen e viteve të largëta, brezi ‘81 m, që e pagoi me lëkur e shpirt, të rënduar!
Kush mund ta dijë se si e përjetuar dhimbjen Nëna Kardrie për burgosjen e më vonë dënimin e vëllait Nazmi Hoxha me 15 vjet burgim!
Veprimtaria edhe dënimi i Nazmi Hoxhës, nuk i ligështoi familjen, farëfisin, veç, sa i frymëzoi edhe më shumë. Aty në Pograxhë në periferi të Gjilanit, gjetën strehë siguri pa u hetuar e mikpritje të pashoq, veprimtarët e ilegalës, brezi ‘81-tës.
Ushtarët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës, pjesëtar në uniformë ishin dhë trashëgimtarët e Ymer Latifit e Kadrie Latifi Hoxha!
Shtëpia bazë e këtyre ishte me cite të tëra në kohë të ndryshme, por shtëpi bazë e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë Medvegjë e Bujanoc nuk e gjenë në atë rrethina edhe një tjetër sikur e kësaj familjeje!
Shumë respekt familja e Ymer Latifit e Kadrie Latifi Hoxha!
Prehu në paqe Nënë Kadie
Menderes Zeneli.