NAZIM HOXHA: SHTATORJA E RAMIZ CERNICËS DUHET TË JETË PA PLIS
Nazim Hoxha
Gjatë lëvizjes gjithëkombëtare në trojet Shqiptare, nën ndikimin e faktorëve të jashtëm, aty rreth vitit 1870-1880, aktivizohen burra të mëdhenj Shqiptar, në mesin e tyre edhe Babagjyshi i jonë – Mulla Halimi. Mulla Halimi ishte hoxhë i aftë por edhe më shumë patriot Shqiptar.
Mulla Halimi, së bashku me Idriz Seferin krah për krah luftuan kundër ushtrisë Serbe por njëkohësisht edhe kundër ushtrisë Turke. Në vitin 1910 zhvillohet një luftë e madhe në mes të Shqiptarëve dhe ushtrisë shumë të madhe Turke. Në këtë luftë Mulla Halimi plagoset dhe zihet rob nga ushtria Turke, ku edhe dënohet me tetë vite burg. Në këtë tekst do të shtjellojmë shkurtimisht rastin e Babagjyshit Mulla Halimi dhe rrugëtimin e Gjyshit Ramiz Cërnica.
Gjithashtu është me rëndësi të ceket se Babagjyshi Mulla Halimi kishte katër djem dhe atë: Ademin, Muharremin, Ramizin dhe Idrizin. Po athua si ishte rrugëtimi i djemve të Babagjyshit Mulla Halimi në kohen dhe rrethanat e njëjta?
Nga prindërit Mulla Halimi-baba dhe Hajria-nëna në fshatin Cernicë me datën 25 maj 1903 lindi fëmiu i tretë e që u pagëzua me emrin Ramiz dhe më vonë për shkak të veprimtarisë së vet u identifikua si Ramiz Cernica.
Ramizi duke i përcjellë me kujdes angazhimet e babait Mulla Halimi rreth çështjes kombëtare edhe pse ishte tepër i ri, filloi të dallohej prej vëllezërve të vet dhe filloi të bëhet i njohur me punën dhe veprimet e veta. Në rrethanat kur në njërën anë ndikimi rus ishte në rritje dhe nga ana tjetër fuqitë e mëdha sikur nuk kishin ndonjë interesim për të zgjedhur çështjen Shqiptare, u pajtuan që disa nga trojet Shqiptare të shpartallohen në interes të shteteve për rreth.
Është me rëndësi te ceket se me largimin e njësive Turke nga trojet Shqiptare-Kosova, ushtria Serbe e ndihmuar nga rusët u angazhuan ta bëjnë okupimin e trojeve të Kosovës. Okupimet shoqëroheshin edhe me presione në shpërnguljen masive të Shqiptarëve kryesisht për në Turqi, ku në pasuritë e tyre vendoseshin kolonët Serb. Me presionet e okupuesve Serb që bëheshin ndaj popullit Shqiptar i detyruan Shqiptarët të ngriten në kryengritje kundër pushtuesve Serbo-Malazez.
Gjyshi Ramiz Cernica këso kohe në mënyrë të veçantë, angazhohej t’a pengonte shpërnguljen e Shqiptareve për në Turqi me qëllim që të ruajë sado pak etninë kombëtare Shqiptare. Duke i vlerësuar rrethanat e aso kohe, Ramiz Cernica vendos të merret edhe me politikë, sepse mundësia e vetme ishte për t’i thënë hapur pakënaqësitë e Komunitetit Shqiptar nën regjimin Serb të Kosovës së okupuar.
Në vitin 1934 në Kosovën e okupuar nga Serbia, organizohen zgjedhjet për Kryetar të komunave, ku Gjyshi Ramiz Cërnica kandidohet por edhe bindshëm fiton për Kryetar të Komunës së Parteshit. Parteshi ishte i banuar me Komunitetin Serb por rrethina rreth Parteshit ishin kryesisht të banuara nga Komuniteti Shqiptar. Është me rëndësi të ceket se Gjyshi Ramiz Cernica për shkak të punës vetëmohuese dhe veprimeve të drejta të tij, ishte i dashur nga Komuniteti Shqiptar por edhe i çmuar nga Komuniteti Serb. Prandaj falë besnikërisë që tregoi ndaj bashkëvendësve Gjyshi Ramiz Cërnica u rizgjodh edhe për të dytën herë Kryetar i Komunës së Parteshit. Gjyshi Ramiz Cernica me sukses e udhëhoqi Komunën e Parteshit.
Falë trimërisë dhe aftësisë që kishte, edhe pse në rrethana të jashtëzakonshme, nën okupimin Serb, sadopak arriti t’a pengojë realizimin e politikave qëllimkeqe që kishin ndaj Komunitetit Shqiptar në Komunën e Parteshit. Është me rëndësi të ceket se gjatë kësaj periudhe kohore deri në vitin 1941, anë-e-mbanë Kosovës filluan të vepronin lëvizjet kaçake me prijësit e tyre të cilët në çdo hap e luftonin pushtetin Serb. Lëvizja kaçake kishte për qëllim që Komunitetit Shqiptar t’ia shtojë shpresat që të qëndrojnë ne trojet e veta dhe se dikush kujdeset për ta. Gjyshi Ramiz Cërnica mbante lidhje të mira me shumë prijës të lëvizjes kaçake. Gjyshi Ramiz Cërnica detyrën e Kryetarit të Komunës së Parteshit e ushtroi deri në vitin 1943.
Në vitin 1941, ushtria Gjermane shpartalloi ushtrinë Serbe dhe në Kosovë Gjermanet së bashku me aleatët Italianë dhe Bullgarë e okupuan Kosovën dhe e ndanë atë në territore të interesit në mes vete. Sipas këtij projekti, Komuna e Parteshit ku ishte Kryetar Gjyshi Ramiz Cërnica i takonte territorit Italian, të cilit i takonte edhe Komuna e Gjilanit.
Territori i okupuar nga Bullgarët që kufizohej me territorin Italian, përgjatë lumit Morava, e që disa fshatra, që më parë i takonin Komunës së Parteshit, tani ishin në territorin Bullgar. Bullgarët si okupues në bashkëpunim me Sërbet që jetonin në ato fshatra i keqtrajtonin Shqiptarët dhe ata që kundërshtonin, i vrisnin.
Gjyshi Ramiz Cërnica duke i parë sjelljet e kolonëve Bullgar, detyrohet shumë seriozisht të merret me rastin e këtyre fshatrave edhe pse ato fshatra tani nuk i takonin Komunës së Parteshit. Gjyshi Ramiz Cernica në bashkëpunim me Hasan Alijën nga Remniku organizonin vrasjen e disa keqbërësve Bullgar dhe Serb dhe në vjeshtën e vitit 1944 e detyrojnë ushtrinë Bullgare te tërhiqet nga trojet që i kontrollonte.
Është me rëndësi të ceket se gjatë kësaj periudhe, me një marrëveshje në mes të Komuniteteve, Shqiptare, Serbe Malazeze, etj. organizohen kryengritje kundër të gjithë okupatorëve si: Gjermanë, Italianë, Bullgarë. Me këtë marrëveshje zotohen se pas largimit të okupatorëve Komunitetet shumicë do të vendosin për zgjedhjen e çështjes teritoriale dhe në mënyrë të veçantë kishte të bëjë për çështjen e Kosovës në përputhje me Rezolutën e Bujanës e datës 2 janar 1944. Gjyshi Ramiz Cërnica duke u bazuar në të kaluarën por edhe të tanishmen, pak besonte, sidomos kur kishte parasysh veprimet e Komunitetit Serb, dhe e dinte se ajo që thuhej ka pak gjasa të ndodhë.
Pra sikur edhe mund të pritej, Komuniteti Serb kishte marrë të gjitha masat që në mbledhjen e Kuvendit të Prizrenit të shkelen parimet e Rezolutës së Bujanës por edhe premtimeve të tjera, duke i detyruar dhe frikësuar delegatët Shqiptarë që të votojnë me votë për të ardhme të Kosovës nga Beogradi. Gjyshi Ramiz Cërnica si delegat i Komunës së Gjilanit duke i parë rrethanat e krijuara në Kuvend reagon ashpër për qëllimet e këtij Kuvendi duke u thirrur në vullnetin e Komunitetit Shqiptar të Komunës së Gjilanit por edhe në parimet e rezolutës së Bujanës, duke ngritur zërin lartë:
Gjyshi Ramiz Cërnica nuk pranon të votojë dhe largohet nga kjo mbledhje qëllimkeqe e këtij Kuvendi.
Pasi Serbet e legalizuan qëllimin që Kosova t’i bashkëngjitet Serbisë, në mënyrë të organizuar filluan që t’i torturojnë edhe më shumë popullatën Shqiptare, një pjesë të tyre duke i vrarë, një pjesë duke i burgosur dhe pjesës shumicë duke i bërë presion që të shpërngulen për Turqi.
Sikur se edhe pritej në shtator të vitit 1946, Gjyshi Ramiz Cërnica arrestohet dhe dënohet me 20 vite burg të rëndë, pa asnjë argument për dënim. Në vitin 1956, me një falje dënimi Serbia e liron nga burgu Gjyshin Ramiz, mu në kohen kur në Kosovë në popullatën Shqiptare zbatohej aksioni famëkeq i mbledhjes së armëve. Gjyshi Ramiz Cernica, duke e pasur shumë të vështirë daljen në popull, vendosi që veprimet e veta patriotike t’i zbatojë përmes takimeve në oden e mysafirëve që e dispononte. Nuk dihej se cila kohë ishte më vështirë, ajo e mbretërisë Serbe apo kjo kohë e Rankoviçit.
Në muajin maj të vitit 1961, Gjyshi Ramiz Cërnica përsëri burgoset dhe dënohet me 18 muaj burg për shkak se nuk i kishte lajmëruar pushtetin Serb se nipat e tij Kadriu dhe Ramadani kishin formuar Organizatën për Unitetin Kombëtar që kishin për qëllim bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Me këtë dua të përfundoj së shkruari për veprimet e Gjyshit Ramiz gjatë rrugëtimit të tij edhepse të shkruash për Gjyshin Ramiz është tepër përgjegjësi.
- Nazim Hoxha
Në fillim dua të cek se në fshatin Cërnicë, Gjyshi Ramiz Cërnica e ka pasur të hapur odën e mysafirëve, ku në këtë odë kanë qarkulluar njërëz, miq të gjyshit por edhe nevojtarë të rastit. Edhepse Gjyshi Ramiz prej vitit 1946 ishte në burg, oda e tij gjithmonë ka funksionuar. Në këtë odë janë bërë biseda nga më të ndryshme, varësisht prej mysafirëve, ku janë trajtuar rrethanat e së kaluarës por edhe të momentit. Pra, edhe pse kam qenë i vogël, shumëçka kam mësuar për karakterin e Gjyshit Ramiz nga bisedat që bëheshin në odën e tij. Unë, Gjyshin Ramiz e kam njohur ditën kur është kthyer nga burgu në vitin 1956. Kthimi i Gjyshit Ramiz nga burgu Serb, në shtëpi, mua si fëmijë më ka dhënë fuqi të pa parë, por besoj se kjo fuqi i është shtuar edhe komunitetit Shqiptar për qëndresë, veçanërisht të ana Moravës, edhepse presioni Serb për shpërnguljen e Shqiptarëve vazhdonte.
- Disa nga mendimet e njerëzve të zgjuar: Adem Demaçi, Sedat Dida, Ramadan Bogujevci, Ramadan Rexha, Enver Tali, Ali Aliu, Rexhep Bunjaku, Mehmet Halimi, Hydajet Hyseni, etj. Kanë thënë për Gjyshin Ramiz Cërnica:
– Ishte njeri i mençur;
– ishte njeri i thjesht;
– ishte tepër trim;
– ishte i përgatitur politikisht;
– ishte njeri paqësor;
– ishte njeri i drejtë;
– ishte njeri i shoqërueshëm;
– ishte i dashur nga të tjerët;
– ishte njeri me iniciativë, etj.
Duke i vlerësuar veprimet e Gjyshit Ramiz Cërnica, gjatë rrugëtimit të tij jetësor, do t’i përmendim disa nga këto:
– Zgjedhja, Kryetar i Komunës së Parteshit
– Zgjedhja për së dyti herë Kryetar i Komunës së Parteshit
– Lufta e Livoçit dhe roli i Gjyshit Ramiz
– Zgjedhja, delegat – përfaqësues i Komunës së Gjilanit në Kuvendin e Prizrenit
– Fjala në Kuvendin e Prizrenit PO/JO
– Burgosja dhe dënimi me 20 vjet burg
– Burgosja dhe dënimi me 18 muaj burg
– Shumë ngjarje tjera të rëndësishme të Gjyshit Ramiz.
– Angazhimi i vazhdueshëm në pengimin e shpërnguljes së Komunitetit Shqiptar për në Turqi.
– Iniciativa e Ismet Sylejmanit për shtatoren e Gjyshit Ramiz
– Ndarja e familjareve të Gjyshit Ramiz në dy grupe për plisin dhe kundër plisit
– Punimi i disa modeleve për shtatoren e Gjyshit Ramiz
– Shtatorja duhet t’a prezantojë konstruktin fizik të Gjyshit Ramiz;
– Shtatorja duhet ta prezantoj qëndrimin e Gjyshit Ramiz në mbledhjen e Kuvendit të Prizrenit ku vendoset fati i Kosovës;
– Puna e shtatores duhet të jetë profesionale nga profesionistët e fushës;
– Shtatorja e Gjyshit Ramiz duhet te ketë pamje kah e ardhmja, e jo e kaluara;
– Shtatorja e Gjyshit Ramiz duhet të kenë rreth vetes edhe ambientin që e paraqet ngjarje të veprimtarisë së Gjyshit Ramiz ( si: takimet me bashkëbisedues për çështje kombëtare, qëndrimi si Kryetar Komune etj. të ngjashme);
– Ismet Sylejmani, i cili me vet-iniciativë është angazhuar në bërjen publike të Gjyshit Ramiz Cërnica, për meritat dhe veprimtarinë e tij, për atë që nuk e kanë bërë familjarët e Gjyshit.
– Ibrahim Kadriu, për hartimin e kujdesshëm të monografisë së Gjyshit Ramiz Cërnica dhe tentimin e grumbullimit të sa më shumë fakteve për jetën dhe veprimtarinë e Gjyshit Ramiz;
– Personat që kanë dhënë mendim për Gjyshin Ramiz në Monografinë e tij;
– Klubit Politik “Afrim Zhitia”, përmes të cilit janë zbardhur veprimet dhe jeta e bujshme e Gjyshit Ramiz Cernica;
Përmes këtij teksti dëshiroj të cek se në plotësi e përkrahi qasjen e sinqertë të Ismet Sylejmanit me komisionin përkatës, që kanë marrë për detyrë ta kompletojnë çështjen e Shtatores së Gjyshit Ramiz Cërnica dhe për të vendosur të njëjtën para Kuvendit Komunal në Gjilan;
Mendimet e grupimeve familjare që i kanë dhënë për Shtatoren e Gjyshit Ramiz, të jetë me plis ose pa plis, nga komisioni i caktuar për këtë çështje, nuk duhet të merren në konsideratë, për shkak se ato mendime shprehin dëshirat e tyre dhe aspak nuk janë bindëse profesionale;
Modelet e prezantuara për shtatoren e Gjyshit Ramiz Cërnica, mendoj unë, se asnjeri model nuk i plotëson kushtet themelore për të prezantuar rrethanat e veprimtarisë gjatë rrugëtimit të tij, të bujshëm e të vështirë.
Shpresoj se kjo Shtatore e Gjyshit Ramiz Cërnica, do të kryhet plotësisht në interesin Kombëtar Shqiptar, duke i marrë për bazë rrethanat e veprimtarisë gjatë rrugëtimit të tij të bujshëm e të vështirë.
Me respekt,
Nazim Hoxha
08.2023
Fshati i Vjetër, Ferizaj