Mendjet perverse dhe reagimet neveritëse kundër Flora Brovinës
Bardhyl Mahmuti
Publikimi i një fotoje tronditëse, ku shihet një grua shqiptare e Kosovës duke u dhunuar seksualisht nga forcat e armatosura të Serbisë nga nxitur reagime të ashpra sidomos nga ato qarqe që kanë dashur që kjo formë e gjenocidit serb të heshtet.
Nga të gjitha reagimet negative që kam lexuar dallohet reagimin e neveritshëm të Veton Surroit, i cili veprimin e Flora Brovina e quajti “pornografi politike”.
Për ta nxjerrë nga konteksti prezantimin e fotos, që është një nga dëshmitë e shumta të gjenocidit serb, Veton Surroi teoritizon me pornografi.
Dhuna seksuale si akt gjenocidar nuk ka të bëjë me shfryrje epshesh por është akt që ka për qëllim cenimin e rëndë të integritetit fizik dhe mendor të anëtarëve të një grupi nacional, etnik, fetar dhe racor si të tillë, që përbën shkelje të paragrafit II të Konventës për parandali9min dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit.
Rrjedhimisht edhe publikimi i dëshmive të kësaj natyre, sado që të jenë të dhembshme, nuk mund të interpretohen si pornografi, pos nga mendjet perverse që në shpirt kanë prostitucionin.