Mendonin se kishte vdekur bënte jetë luksoze në Francë

17 tetor 2018 | 12:38

Policia franceze, në bashkëpunim me Europolin, arrestuan një person që kishte falsifikuar vdekjen e që jetonte mes luksit në Francë.

I dyshuari nga Ukraina u arrestua në Burgundi, pranë Dizhonit, ku jetonte në një kështjellë franceze, me një Rolls Royce Phantom klasike dhe mes veprash arti të Salvador Dali.

Hetimet nisën në Janar, kur i dyshuari i bleu kështjellën (për 3 milionë Euro) një kompanie pronash nga Luksemburgu.

Blerja ngriti dyshime mes autoriteteve franceze, të cilët kërkuan edhe ndërhyrjen e Interpolit, për shkak të përfshirjes së elementeve ndërkombëtare.

Pas hetimeve, u zbulua se ukrainasi ishte një person i njohur për mashtrime e që u kishte shpëtuar hetimeve duke falsifikuar vdekjen. /tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prodhuesi i automjeteve Audi, është dënuar nga Prokuroria e Mynihut…