Mendy ka 6 akuza për përdhunim
Futbollisti i Manchester Cityt, Benjamin Mendy është akuzuar edhe për dy përdhunime të tjera. 27-vjeçari tanimë përballet me 6 akuza për përdhunim, pasi u akuzua fillimisht për 4 përdhunime në gushtin e kaluar, kur dhe u arrestua, teksa gjykatësit kanë refuzuar kërkesat e tij për lirim.
Mendy gjithashtu ka dhe një akuzë për sulm seksual, bëri të ditur policia britanike. Të gjitha akuzat kanë të bëjnë me 4 femra mbi moshën 16-vjeçare, dhe aludohet se kanë ndodhur mes tetorit të 2020 dhe gushtit të 2021.
Mendy do të paraqitet para një gjykatësi këtë të mërkurë, teksa bashkë me të është i akuzuar edhe një 40-vjeçar Louis Saha Matturie, mbi të cilin rëndojnë 6 akuza për përdhunim dhe një tjetër për sulm seksual. Të gjitha faktet për të cilat akuzohet Mendy besohet se kanë ndodhur në shtëpinë e tij në Prestburu.