Mendy shpallet i pafajshëm, nënshkruan për Lorientin
19 korrik 2023
| 15:15
Benjamin Mendy do të rikthehet në fushën e blertë pasi u shpall i pafajshëm për disa raste të përdhunimeve të ndodhura në vitet e fundit.
Mbrojtësi i Francës, kampion bote në vitin 2018, ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me FC Lorient, një klub i Ligue 1. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Kështu ai rikthehet në Francë, pasi ka luajtur me ekipe si Le Havre, Monaco dhe Marseille. Së fundmi ai pjesë e ekipit të Manchester Cityt.
Benjamin Mendy signe deux ans au FC Lorient.
Le communiqué ➡️ https://t.co/upslF01fWp pic.twitter.com/KzuQSLVD4f
— FC LORIENT 🐟 (@FCLorient) July 19, 2023