![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/0374A5C8-E4CD-4FE3-83C8-8AB1656DC0BB.jpeg)
Mëngjes i ftohtë, mesditë e nxehtë
21 dhjetor 2022
| 08:24
Për sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell.
Orët e mëngjesit do të mbesin me acar si dhe lokalisht me vranësira të ulëta, të cilat mund të mbesin të pranishme edhe pak në orët e pasdites, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit.
Era do të fryjë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi prej 8-17 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje, ku minimalet do të luhaten prej -5 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 10°C.