Menjëherë pas arrestimit, jep dorëheqje presidenti i Sampdorias

06 dhjetor 2021 | 15:59

Presidenti i Sampdoria Massimo Ferrero u arrestua nga Guardia di Finanza si pjesë e një hetimi nga prokurori i Paola, në Kalabri, për krime korporative dhe falimentim .

Sipas asaj që mësohet, skuadra e Samporias nuk është përfshirë në hetim . Ferrero ndodhej në një hotel në Milano dhe u transferua në burgun në San Vittore, ndërsa për pesë persona të tjerë u caktua arrest shtëpiak.

Në një deklaratë, Samp njofton dorëheqjen e menjëhershme, njofton Sport Mediaset.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot janë ekzekutuar pagesat për lehonat. Sipas vendimit të miratuar…