Mensur Nexhipi ishte “Lionel Mesi” i shqiptarëve gjatë viteve ’80
Editorial kushtuar ikonës së futbollit shqiptar, Mensur Nexhipit
Enver D.HALILI
Thonë se loja e futbollit shkruan romane të bukura jetësore, po kurrë nuk thanë se cilat personazhe futbollistike ishin ata që zbukuronin romanet me kreativitetin e tyre, dhe me ndjenjën e mendjes së ngrirë deri sa e lexon atë roman.
Për të shkruar romane për disa nuk është vështirë, se ata e kanë shkruar me hapërimin e tyre vetë, e atë peshë e karrierë ti vetëm e liron nga vetja dhe e peshon e ngarkon letrën që e shkruan në te, e lexuesi pastaj e përcakton si e sa herë e lexon.
E për Mensur Nexhipin ish-futbollistin e FK “Slloga” nga Shkupi, futbollist i parë shqiptar që djersiti këtë fanellë të këtij klubi atëbotë në vitet 1978/80. Trajner e kishte bashkëkombësin e tij Enver Ramadanin.
Nga vitet 1980 deri 1983 në gjigandin tjetër Nexhipi djersiti fanellën në KF “Trepça” nga Mitrovica, pastaj për të zbarkuar si zog shpëtimtarë tek gjigandi tjetër KF “Prishtina” nga Prishtina duke qenë pjesëtar i Plejadës së Artë të futbollistëve të këtij kampioni që përformoi e dëshmoi në çdo cep të ish shtetit YU t asaj kohe, se sporti e kultura janë të lashta n këto troje.
I lindur më 15 gusht të vitit 1958 në Shkupin e madh shqiptar që dikur ishte pinjoll i banuar me shqiptarë, edhe më shumë se Tirana e Prishtina.
Mensur Nexhipit i ka mjaftuar që të mendon se mundet të arrij majat e futbollit, dhe i ka arritur ky kompjuter djepi, që fushën e bënte t’i dukej si qibrit (ndezës zjarri) këtij edhe publikut të tij.
Kjo dëshmon se fati i mirë njerëzor i përcjell ata që kanë bërë për të tjerët, e jo për veti.
Nexhipi e ka ditur se jetën duhet jetuar, e jo për ta pritur të jetohet!
Sot e asaj dite Nexhipin e kërkojnë në fushë gurmanët e futbollit, dhe vizuelisht ju duket se po e ndjekin si luan me aq lehtësi kur merrte topin si shpejtësia e dritës, e depërtonte pranë futbollistëve kundërshtarë, ishte futbollist që kur trajneri e porosiste, duhesh të shënosh gol, ai shënonte gol, këtë ja kërkoi njeriu me Shall të Bardh (Çira Bllazheviq) dhe ky ja arriti, për të shpëtuar vetën e bashkëlojtarët ashtu i thonte, e ky nuk përtonte të realizonte gola!
Kompjuteri i xhepit kishte pasqyrë fantastike të lojës në fushë, topi i tij i fundit ishte ëmbëlsira e futbollit, kur topin ua pasonte bashkëlojtarëve si në sahanë (enë gjelle), por edhe plot topa vetë i plasonte në rrjetë, kur rrjetat ishin të qeta një kohë të gjatë!
Kreator loje, i disiplinuar, vrapues, depërtues, i shpejtë me top, dhe goleador, sikur këto veti e virtyti i ka tani futbollisti i të gjitha kohërave Lionel Messi, por tani shtrohet pyetje kush kënd e imitoi, por unë e di se origjinali gjithnjë ishte më i mirë se kopja, por edhe historia nganjëherë është e padrejtë!
Gjeneratat e këtij kolosi prej futbollisti e mbajnë mend legjendën Mensur Nexhipin, po edhe kohën kur ishte problem të sigurohej një biletë për të përcjellë Nexhipin dhe bashkëlojtarët e tij, por ishte edhe kënaqësi të kesh privilegjin të gjendeshe në atë stadium kur ishe në mesin e gjithë atyre shpirtrave të futbollit me zemër e guxim të madh, e të jesh pjesë e korit të këngës e betimit shqiptar “Besa-Besë, besën ta kem dhënë!” e kur jehonte e tërë Prishtina, e dridhej e tërë Yu-ja.
Legjendë vjen një kohë kur koka vazhdon të luaj, po këmbët dhe trupi nuk i përgjigjen me të njëjtën monedhë, por gjurmët nuk fshihen dot i nderuar, historinë e shkruajnë ata që kalojnë nëpër histori e dalin fitues, e ju jeni Ai!
Njeriu gjithnjë ishte rob i kujtimeve, por edhe nuk ka gjë më të keqe se kujtimet, dhe kujtimet janë edhe jetë e përmbushur me nostalgji!
E ti “Messi shqiptarë” që ishe enigmë për kundërshtarët, e fuqi për bashkëlojtarët, trim i kohës, e idol kombëtar, paq pleqëri të mbarë.