Mentor Hoxhaj ka tri pyetje për Ministrinë e Shëndetësisë
Eksperti i fushës së teknologjisë dhe rrjeteve sociale, Mentor Hoxhaj, përmes rrjetit social “Facebook” ia ka parashtruar tri pyetje institucioneve kryesore të menaxhimit të pandemisë, Covid-19. Ai nga këto institucione po kërkon që të njoftohen qytetarët se çka duhet bërë përpos distancës, përdorimit të maskëd dhe higjienës.
Postimi i plotë i Hoxhajt:
TRI PYETJE PUBLIKE PËR MSH-në, IKSHP-në dhe Mjekët e fushës!
Maska & Higjiena & Distanca ketë te gjithë e kemi kuptuar, por çka pastaj?
1. Cili është trajtimi që mund ta bëjnë të sëmurët me COVID 19 në shtëpi/banes?
2. Cilat ushqime duhet konsumuar të sëmurët me COVID 19?
3. Kur duhet kërkuar trajtimin e mjekut, hospitalizimin, të sëmuarit me COVID 19?
Nëse JU nuk i jepni këto përgjigje, lexuesit do “ti gjejnë”!
Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës qytetarët kërkojnë më shumë informata.