![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/05/osmani.jpeg)
Mentor Latifi, ambasadori i ri Kosovës në Zvicër
02 maj 2024
| 11:23
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar të premten Mentor Latifin, ambasador të Kosovës në Zvicër.
Lajmin e ka bërë të ditur Osmani përmes një shkrimi në rrjetin social “X”.
“Ambasadorit të emëruar Mentor Latifi i urova suksese në detyrën e tij si ambasador i ri i Republikës së Kosovës në Konfederatën Zvicerane. Jam e bindur se ai do të vazhdojë të punojë drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, një aleat i vjetër dhe shtëpia e shumë qytetarëve në diasporë”, ka shkruar Osmani.
Deri tani në këtë pozitë ka qenë Sami Ukelli.