“Merakli t’kerreve” proteston sot kundër shtrenjtimit të sigurimit të automjeteve
22 nëntor 2019
| 08:27
Pas hyrjes në fuqi të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26 % ka pasur reagime të shumta nga qytetarët. Madje janë organizuar edhe protesta, një prej të cilave do të mbahet sot para objektit të Bankës Qendrore të Kosovës.
Protestën e sotme, që fillon në orën 13:00, e organizon grupi në “Facebook” “Merakli t’kerreve”, i cili e kundërshton vendimin e BQK-së. “Duke e ditur këtë fakt i cili prek xhepat e secilit qytetar dhe përkeqëson edhe më tutje gjendjen tonë ekonomike, ne si komuniteti më i madh i veturave në Kosovë dhe më gjerë nuk do të rrimë duarkryq”, thuhet në njoftimin e këtij grupi.