‘Mercedes Benz’-i do t’i mbyllë së paku 10 mijë vende pune
“Daimler”, prodhuesi gjerman i makinave që zotëron “Mercedes Benz”-in, ka thënë se do t’i mbyllë së paku 10 000 vende pune në gjithë botë, në përpjekje për të financuar kalimin në makina elektrike.
Shefi i personelit të “Daimler”-it, Wilfried Porth, u ka thënë gazetarëve se numri i vendeve të humbura të punës do të jetë “me pesë shifra”.
Njoftimi vjen pak ditë pasi prodhuesi rival, “Audi”, ka thënë se do t’i mbyllë 9 500 nga 61 000 vendet e punës që i ka në Gjermani, për arsye të ngjashme.
“Daimleri” ka thënë se industria e makinave “po kalon nëpër transformimin më të madh në histori”.
“Një pjesë e këtij programi është zvogëlimi i kostove të stafit për rreth 1.4 miliard euro deri në fund të vitit 2022 dhe zvogëlimi i numrit të pozitave të menaxhimit në të gjithë botën për 10 për qind”, ka thënë “Daimleri”.