Mercedesi akuzon Red Bullin
30 korrik 2021
| 14:06
Pas vendimit të FIA-s, që ka hedhur poshtë apelimin e Red Bull, që kërkonte një dënim më të rëndë të Lewis Hamilton, pas kontaktit që pati me Maks Verstapenin në pistën në Angli, ka ardhur reagimi i ekipit të Mercedesit.
Makina gjermane ka përdorur tone të ashpra karshi rivalëve të Red Bull, duke i akuzuar rëndë.
“E kemi mirëpritur vendimin e FIA-s, që hedh poshtë apelimin e Red Bull-it. Një vendim që ka mbyllur përfundimisht këtë incident. Shpresojmë që ky vendim të ndalë edhe përpjekjet e Red Bull-it për të hedhur baltë mbi personalitetin sportiv të Lewis Hamiltonit”, thuhet në reagimin e Mercedesit.