Mercedesi garon me makinë të zezë, kjo është arsyeja
Makina gjermane Mercedes ka vendosur të vijojë betejën e saj në luftën kundër racizmit.
Në garën e parë sezonale të Formula 1, që zhvillohet më 5 korrik në Austri, Mercedes do të ketë një pamje krejt të veçantë.
Në këtë garë makina gjermane nuk do të jetë në ngjyrat e saj të zakonshme por do të jetë tërësisht e zezë. Një ngjyrë e përzgjedhur për të vijuar betejën ndaj racizmit, betejë që kohët e fundit është bërë shumë e ndjeshme në këtë sport.
“Jemi krenarë për kulturën tonë dhe vlerat që përçon ajo. Vetëm 3% e punonjësve tanë i përkasin pakicave dhe vetëm 12% janë femra. Ndaj dhe do të vazhdojmë t’i mbështesin këto pakica, duke ndërmarrë këtë nismë”, thuhet në komunikatën e Mercedes.
Makina Mercedes që pilotët Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas do të kenë në këtë garë do të kenë edhe disa shkrime. “Jepi fund racizmit” dhe “Ne garojmë të bashkuar”.