Mercedesi, ofertë e frikshme për të bindur Verstappenin
Nga një skuadër kampionë në një ekip mediokër. Duket sikur Red Bull Racing po humbet gradualisht pjesët, pasi Adrian Newey nuk do të jetë i vetmi që do të lërë kampionët (drejt Ferrari). Duket se edhe Max Verstappen mund të largohet në fund të vitit për të garuar me rivalët e Mercedesit.
Mediat gjermane shprehen se midis garës së Miami dhe asaj në vijim në Imola, stafi i Verstappenit do të takohet me Mercedesin. Takimi pritet të përfshijë “kokat kryesore” të Mercedesit: Ola Kallenius (president i bordit të drejtorëve të Mercedesit), Toto Wolff dhe Sir James Ratcliffe i Ineos, secili pronar i 33% e ekipit. Në kahun tjetër, përveç Max Verstappen, në tryezë do të ulen edhe menaxheri i tij Raymond Vermeulen dhe babai i pilotit Jos Verstappen.
Siç dihet, piloti holandez ka një klauzolë largimi nga kontrata e Red Bull (e cila do të përfundojë në vitin 2028) të lidhur me qëndrimin e Helmut Marko, që gjithashtu është i gatshëm të largohet. Mediat gjermane shtojnë se Verstappen kërkon garanci nga Mercedes, që të mund të hedhë në pistë një makinë më konkurruese se sa ajo e parë në këtë pjesë të parë të kampionatit. Prandaj holandezi mund të kërkojë ardhjen e disa teknikëve të nivelit të lartë nga Red Bull, një detaj që do të shpjegonte presionin e Mercedes.
Kërkesat e Verstappen nuk e trembin treshen Kallenius-Wolff-Ratcliffe, të gatshëm për të vënë në tryezën e negociatave shifrën e 150 milionë eurove në vit, mes pjesës fikse dhe bonuseve dhe një kontrate afatgjatë që do ta bënte Verstappen ambasadorin e markës deri në fund të karrierës. Bashkë me Verstappen do të vijë edhe Helmut Marko.