Mercedesi prezanton “bishën” më të re 4×4 luksoze dhe fantastike
Mercedes-Benz-i “GLC Coupe” është një kombinim luksoz i SUV-it 4×4 me makinat sportive.
Varianti me parametrat më të larta nga modelet “GLC” është “Mercedes-AMG GLC 63 S Coupe”.
Kjo makinë ka një motor 4.0 litra, biturbo V8, që jep plot 503 kuaj fuqi.
Sipas Mercedesit, “GLC 63 S Coupe” mund të arrijë 100 kilometra për 3.8 sekonda, dhe shpejtësia maksimale që mund të arrijë është 280 kilometra.
Konsumi i karburantit është 11.7 litra për 100 kilometra.
Çmimi bazë për versionin GLC 300 Coupe të vitit 2018 është 47.300 dollarë, për GLC 63 S Coupe është $80,750.
Makinat e kombinuara midis SUV dhe sportiveve kanë nisur në vitin 2008, me “BMW X6”. Si përgjigje, Benzi solli një “GLC Coupe” për të luftuar “X6”-ën.
“GLC Coupe” e vitit 2018, bazohet te modeli që është hedhur në treg që në vitin 2016. Por ky është versioni i vitit 2018, me pamje edhe më agresive.