Mercedesi prezanton makinën e re më 14 shkurt
17 janar 2020
| 18:29
Mercedesi ka njoftuar se më 14 shkurt do ta hedhë në treg makinën e re në kampionatin Formula 1 2020.
Kampioni botëror Mercedes njofton se më 14 shkurt do ta hedhë në treg makinën e re në kampionatin Formula 1 2020, për Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas. Vetura W11 do t’i kryejë kontrollet e para atë ditë. Mercedesi ka fituar gjashtë titujt e fundit të konstruktorëve dhe vitin e kaluar Hamiltoni mori një titull të gjashtë botëror përpara Bottas.
Ai tani do të synojë ta kapë rekordin e shtatë titujve të Michael Schumacherit. Rivali Ferrari është skuadra e parë që zbuloi makinën e tij të re, më 11 shkurt.