Mercedesi triumfon në Baku
29 prill 2018
| 17:16
Një garë e çuditshme, e rrezikshme siç parashikohej të ishte në një pistë qytetase si ajo e Bakusë në Azerbajxhan, dhe me një fitues “të pamerituar” për atë çfarë dha.
Përplasja mes dy makinave Red Bull kur kishin mbetur edhe 10 xhiro nga fundi i Çmimit të Madh të kësaj të diele, e katërta garë e këtij sezoni, bëri që Bottas të qëndronte në krye të pilotëve edhe pas kryerjes së pit stopit të detyrueshëm nën diktatin e makinës së sigurisë, duke i nisur 3 xhirot e fundit me pretendimet maksimale për ta fituar atë.
Por një problem me çarjen e gomës së pasme të Bottasit, bëri që Hamilton të katapultohej në krye, Raikkonen që e ndiqte të dilte i dyti, ndërsa Perez të parakalonte Vettelin duke e nxjerrë jashtë podiumit.