Merdara dhe Muçibaba, pikat kufitare me fluksin më të madh me mërgimtarë

31 korrik 2022 | 08:54

Mëngjesi i së dielës ka zbardhur me fluks të madh të veturave në pikëkalimet kufitare të Kosovës me shtetet fqinje.

Pritjet e gjata për të hyrë në Kosovë vazhdojnë të jenë në pikën kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdar.

Te Dheu i Bardhë pritjet në hyrje dhe dalje janë deri në një orë, ndërkaq kolona e veturave në hyrje është 700 metra kurse në dalje 500 metra.

Në pikën kufitare Merdar pritjet për hyrje dhe dalje janë deri në 30 minuta, ndërkaq në hyrje nuk raportohet për kolonë të veturave, kurse në dalje kolona është 30 metra.

Pritje ka edhe në pikën tjetër kufitare Muçibabë, ku në hyrje pritjet janë deri në 40 minuta, kurse kolona e veturave është 500 metra.

Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare në dalje pritjet nuk shkojnë më shumë se 10 minuta, ndërsa në hyrje në asnjërën prej tyre nuk raportohen vonesa.

Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Emma Garland, shkrimtare e specializuar në kulturë dhe në…