Meremetimi i shkollave në komunën e Malishevës në përfundim e sipër
Në kuadër të përgatitjeve të Drejtorisë Komunale për Arsim në komunën e Malishevës, për fillimin e vitit të ri shkollor 2019-2020, është duke u bërë edhe meremetimi i objekteve shkollore, në ato objekte të cilat kanë nevojë për meremetim.
Punimet në meremetimin e shkollave, e kanë inspektuar nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal i arsimit, Blerim Thaçi.
Berisha e Thaçi, janë ndarë të kënaqur me punimet e kryera deri më tani dhe kanë marrë zotimin nga operatori, se të dhjetë objektet shkollore, përfshi edhe çerdhen, do të jenë të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor.
Meremetimet në objektet shkollore është në përfundim e sipër.
Nënkryetari Berisha dhe drejtori Thaçi, janë takuar edhe me disa nga drejtorët e shkollave, me të cilët kanë biseduar për përgatitjet për fillimin sa më të mirë të vitit të ri shkollor.