Mërgim Berisha me Gjermaninë shpallet kampion i Evropës

07 qershor 2021 | 11:48

Gjermania është kampionia e re e Evropës për 21-vjeçarët, pasi mposhti në finale Portugalinë (1-0). Në një 90 minutësh mjaft të bukur, gjermanët triumfuan me një gol të shënuar nga talenti Nmecha në minutën e 49-të, i cili u shpall edhe golashënues i këtij kompeticioni me 4 gola.

Në anën tjetër, edhe Portugalia e mbushur me talente krijoi shumë raste, por gabuan në finalizim. Portugezët vinin në këtë finale pas 12 fitoresh radhazi, por dështuan në sfidën më kryesore. Gjermania U-21 shpallet për herë të tretë kampione Evrope, teksa më parë është shpallur dhe në vitin 2007 dhe 2009.

Pjesë e formacionit titullar futbollistë me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha, i cili luan me Salzburgun në Austri.

 

https://www.youtube.com/watch?v=G9EmJ_ez4Qs&feature=emb_logo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është takuar sot…