Mërgim Lushtaku flet për intervistimin e babait të tij nga Gjykata Speciale (Video)
Deputeti i PDK-së dhe djali i ish-komandantit të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, Mergim Lushtaku, ka shprehur zhgënjimin lidhur me funksionalizimin e Gjykatës Speciale, përderisa ka thënë krimet e Serbisë në Kosovë nuk janë duke u gjykuar.
Mërgimi, i cili e ka shoqëruar babain e tij në Hagë ku u intervistua nga Prokurori Special, ka deklaruar se Sami Lushtaku është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit dhe të akuzuarit.
Sa i përket mbrojtjes së ish-komandantit të zonës së Drenicës, Lushtaku e ka cilësuar nder që avokati i babait të tij është Geoffrey Nice, i cili ishte prokuror në rastin e Slobodal Millosheviqit.
Mërgim Lushtaku në një intervistë për “Klan Kosovën”, ka treguar edhe për rrethanat dhe diskutimet në lidhje me intervistimin e babait të tij.