Mërgim Lushtaku: Për ta kthyer Kosovën në rrugën e drejtë dhe të denjë, kemi shumë punë për të bërë
Përveç kreut të PDK-së, Memli Krasniqi, edhe deputeti i kësaj partie, Mërgim Lushtaku, ka shkruar për Kuvendin e parë zgjedhor në Gjermani ku kryetar dege është zgjedhur Shahin Dervishaj.
Lushtaku ka shkruar se në misionin e tyre për ta kthyer Kosovën në rrugën e drejtë dhe të denjë, kanë shumë punë për të bërë së bashku.
Postimi i tij:
Në misionin tonë për ta kthyer Kosovën në rrugën e drejtë dhe të denjë, kemi shumë punë për të bërë së bashku.
Për këtë çështje në Baden Württemberg, me pjesëmarrjen e qindra delegatëve, mbajtëm Kuvendin e parë zgjedhor në Gjermani. Shahin Dervishaj u zgjodh me unanimitet Kryetar i Degës së PDK-së parë, nga gjashtë sa kemi në këtë shtet.
Z.Dervishaj, që nga viti 1989 ka themeluar biznesin e tij në Gjermani, në të cilin tash numëron mbi 120 punëtor.
Krahas biznesit, ai është edhe një bamirës i madh, e që gjithashtu është
treguar i suksesshëm edhe në politikë, ku përveç politikës kosovare, ai ruan kontakte të mira me politikan gjerman të Baden Württemberg-ut.