Mërgimitarit në Ferizaj ia djegin veturën me një shishe benzinë
02 janar 2022
| 09:16
Një burrë ka njoftuar policinë se persona të panjohur ia kanë vënë flakën me një shishe benzinë veturës së tij me targa të huaja.
Viktima ka njoftuar se ka arritur ta shuaj zjarrin, por vetura ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Policia po e heton rastin.
Njoftimi i plotë i policisë:
ZJARRËVËNIE /Ferizaj 01.01.2022 – 06:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur qëllimisht me një shishe me benzinë ia kishin vënë flakën veturës së tij me targa të huaja i cili kishte arrit ta shuaj zjarrin por në veturë iu kishin shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.