Mërgimtarë, kujdes, afër Merdares është një gropë e madhe në rrugë nga e cila po dëmtohen rëndë automjetet!

23 dhjetor 2022 | 20:07

Rreth 15 kilometra pa arritur në Merdare, nga territori i Serbisë, është hapur një gropë gjigante në asfalt e cila po iu sjell shumë probleme mërgimtarëve që kanë mësyrë vendlindjen.

Përfaqësuesit e APR-së (Asistencë e Përgjithshme Rrugore) kanë thënë për IndeksOnline se gjatë 24 orëve të fundit kanë pranuar shumë telefonata për ndihmë nga mërgimtarët që u janë dëmtuar veturat.

Ata iu bëjnë apel të gjithë atyre që shfrytëzojnë këtë rrugë që të kenë kujdes pasi që shumë vetura janë dëmtuar në këtë vend.

Përveç kësaj grope, mërgimtarëve iu kërkohet të kenë kujdes edhe nga radarët statik që janë vendosur nëpër rrugë nga autoritetet serbe.

“Nga qyteti i Suboticës drejt qytetit të Nish-it janë 18 punkte të radarëve. Pothuajse çdo qasje në qytete i ka punktet e radarit. Kamerat janë të vendosura edhe mbi tabelat e vendosura para kthesave dhe vendbanimeve të ndryshme.

Dënimet janë të larta dhe shpesh pagesat kryhen në banka ose posta disa kilometra larg nga vendi i radarit”, thuhet në një njoftim që është shfaqur në faqen ‘Marakli t’kerreve’.

Të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë, kontaktoni në këta numra telefoni: 080008880 ose 049888194

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar Këshillin Politik të…