Mërgimtarët ankohen në burokraci, ministrat fajësojnë qeveritë e kaluara (video)

02 gusht 2022 | 23:09

Zëvendëskryeministra Donika Gërvalla, ministra e Drejtësisë Albulena Haxhiu e ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, organizuan takim me mërgimtarë, të martën.

Këtyre u thanë se bashkë me ta, Lëvizja Vetëvendosje arriti të fitoj zgjedhjet e tu japin dinjitet institucioneve.

Haxhiu u tregoi mërgimtarëve secilin projekt që do ta realizoj, ashtu siç bëri edhe ministri Krasniqi.

Këto që thanë shefat e tyre mbase ishin të njohura për zyrtarët e ministrisë se drejtësisë e qeveritarëve të tjerë që kishin zënë vend në sallë, gjithashtu.

Andaj, këta nuk bënë pyetje e lavdata si mërgimtarët.

Ani se të parët nuk i provuan ushqimet tradicionale të porositura për ta, mërgimtarët u ndanë të kënaqur me organizimin.

Nga objekti i ministrive, shumica nga ta dolën me nga një fotografi kujtim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë me dije se…