Mergimtarët Behar Rexhepi dhe Izet Kryeziu ndihmojnë me pako ushqimore dhe me të holla 116 familje në Kamenicë
04 prill 2020
| 14:06
Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se është e jashtëzakonshme se si diaspora asnjëherë nuk kursehet për të na dalë në ndihmë në secilën sfidë.
Ai ka bërë me dije se Behar Rexhepi me vendbanim në Zvicër, ka ndihmuar me pako ushqimore për 113 familje.
50 në Kamenicë, 50 në Muhoc dhe 13 në Roganë.
Ndërkaq, Izet Kryeziu i cili po adhtu jeton në Zvicër, ka ndarë nga 200 euro për tri familje.
“Në këto ditë të vështira, diaspora solidarizohet me bashkëqytetarët e tyre, e ne u jemi falënderues gjithë jetën”, ka thënë Kastrati.
/Epoka e re/