Mërgimtarët dhurojnë 23 karroca për Handikosin në Vushtrri

05 shkurt 2021 | 11:42

Bashkatdhetarët Rrahim Hasani  dhe Rukije Hasani, kanë dhuruar donacion për shoqatën Handikos  në Vushtrri 23 karroca për personat me nevoja të veçanta.

Donatorët besojnë se kjo ndihmë sadopak do t`ua lehtësojë jetën personave me nevoja të veçanta.

“Në emër të donatorëve falënderojmë edhe Komunën e Vushtrrisë (Kabineti Kryetarit Tahiri), që lehtësoi procedurat doganore dhe Arianit Jashari, i cili koordinoi punët në mes institucioneve, donatorëve dhe transportit ‘Ilirija’!  Faleminderit të gjithëve për kontributin dhe në veçanti Donatorëve për këtë donacion shumë të nevojshëm dhe bujar!  Secili nga ne kemi nevojë për njeri-tjetrin, andaj së bashku mund ta bëjmë jetesën më të lehtë dhe më të mirë!”, është thënë në njoftimin për medie.

May be an image of outdoors

May be an image of outdoors

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një endacak 75-vjeçar i quajtur Umberto Quintino Diaco është gjetur…