Mërgimtarët e bëjnë me shtëpi veteranin e UÇK-së
Në Malishevë u përurua shtëpia e familjes së veteranit të UÇK-së Sabit Dobruna, i cili deri tani kishte problemin e strehimit.
Mërgimtarët dhe komuna e Malishevës ndihmuan në ndërtimin e shtëpisë, truallin e ka dhuruar mërgimtari Fatmir Gashi, ndërsa për ndërtimin e shtëpisë kanë ndihmuar edhe Arbnor Bashota, Adrian Dobruna dhe Faik Zogaj.
Sot, me rastin e dhënies së çelësave të shtëpisë, në vigjilje të shënimit të 28 Nëntorit, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka uruar veteranin për shtëpinë e re.
“Ju jam mirënjohës të gjithëve për këtë gjest human që ju keni bërë dhe i keni siguruar edhe truallin, edhe keni ndihmuar në ndërtimin e shtëpisë”, ka thënë Begaj.
Më tej në komunikatën e dërguar nga Komuna e Malishevës thuhet se Ragip Begaj i ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuan në ndërtimin e shtëpisë.