Mërgimtarët në Kosovë, në dy javët e para të gushtit erdhën 738 aeroplanë

17 gusht 2021 | 17:49

Në dy javët e para të muajit gusht, duke e shfrytëzuar Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në vendin tonë kanë aterruar 738 aeroplanë, me mbi 91 634 mërgimtarë.

Sipas Zyrës për Informim të ANP-së, brenda kësaj periudhe nga Kosova janë larguar 125 mijë udhëtarë, me gjithsej 216 758 persona.

“Nga data 1 deri 15 gusht janë realizuar 738 fluturime me 125 124 udhëtarë në shkuarje, ndërsa 91 634 udhëtarë kanë ardhur në Kosovë. Gjithsej shkuarje-ardhje janë 216 758 udhëtarë”, thuhet në përgjigjen e kësaj Zyre për “Telegrafi”-n.

Ndërsa gjatë tërë muajit korrik ishin realizuar 1 327 fluturime me 221 728 udhëtarë në ardhje dhe 118 477 në shkuarje. Po ashtu, mërgata vazhdon të jetë një nga burimet kryesore të financimit të shpenzimeve familjare në Kosovë. Që nga shpallja e pavarësisë, dërgesat e tyre kanë vazhduar të shënojnë rritje.

Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se brenda kësaj periudhe janë dërguar 12.6 miliardë euro. Vlera më e madhe e remitencave është ajo e vitit 2020, ku pavarësisht pandemisë Covid-19, mërgata ka dërguar 1.18 miliard euro.

Nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit, është rreth 350 mijë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Institucionet e Kosovës janë deklaruar se janë duke bërë përgatitjet…