Mërgimtarët për të hyrë në Kosovë po presin deri në 35 minuta te Dheu i Bardhë, 10 minuta në Merdarë

02 gusht 2023 | 12:10

Pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, tek Dheu i Bardhë vazhdon të jetë e ngarkuar nga fluksi i madh i bashkatdhetarëve që po kalojnë përmes kësaj pike kufitare.

Kështu bëhet e ditur në të dhënat e publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Pritjet për në hyrje te Dheu i Bardhë zgjasin deri në 35 minuta, e poashtu edhe në dalje nga kjo pikë deri në 35 minuta.

Pritje po e njëjtë po ndodh edhe në Muçibabë, ndërsa në Merdarë deri në 10 minuta për hyrje në Kosovë.

Pritje po e njëjtë po ndodh edhe në Muçibabë, ndërsa në Merdarë deri në 10 minuta për hyrje në Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri shqiptar Florian Marku do të përballet me irlandezin Dylan…