![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/08/94031E2B-94F1-4464-B1DB-E2685147740D.jpeg)
Mërgimtarët po largohen nga Kosova, kolona deri në 1300 metra në kufi
20 gusht 2022
| 07:45
Mërgimtarët që kanë qenë për pushime në Kosovë, kanë filluar të kthehen nëpër ku jetojnë e punojnë, raporton Express.
Kjo vërehet edhe nga fluksi në pikat kufitare. Gjendja më e ngarkuar është në Merdare, ku kolonat kanë arritur në 1 mijë e 300 metra.
Për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike, duhet të prisni nga 160 deri në 180 minuta.
Pritje ka edhe në Jarinje. Atje kolona ëhstë 40-60 metra, derisa për të dalë duhet të prisni 20-30 minuta.
Në pikat tjera, pritjet po zgjasin nga 3 deri në 10 minuta.