Mërgimtari Agim Paçarizi ndihmon institucionet arsimore në Malishevë
03 janar 2019
| 16:50
Mërgimtari nga Dragobili, Agim Paçarizit, në bashkëpunim me shoqatat kulturore dhe mërgimtarë nga Kosova, dhe me ndihmën e Universitetit të Friburgut, ka dhuruar për institucionet arsimore të Komunës së Malishevës, 93 kompjuterë të kompletuar dhe 29 kompjuterë vetëm shtëpiza, tastiera dhe mausa.
Me qëllimin e vetëm për t’i ndihmuar nxënësit, mësimdhënësit që të arrijnë mësimdhënie dhe mësimnxënie më të suksesshme.
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaqi, kanë falënderuar mërgimtarin Paçarizi, shoqatat, mërgimtarët nga Kosova, si dhe Universitetin e Friburgut për këtë donacion dhuruar nxënësve të Malishevës.
/Epoka e re/