![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/mrg.jpg)
Mërgimtari Arsim Bujupi dhuron pajisje për shërbimin e zjarrfikësve në Drenas
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me drejtoreshën e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi dhe shefin e shërbimit të zjarrfikësve, Afrim Gjeli, të hënën kanë pritur në takim mërgimtarin, Arsim Bujupi.
Lladovci ka falënderuar mërgimtari nga Zvicra, Arsim Bujupi i cili ka dhuruar pajisje shërbimit të zjarrfikësve në Drenas dhe ka falënderuar për këtë ndihmë që do t’i ndihmoj shërbimit të zjarrfikësve për kryerjen e detyrave në teren.
Lladrovci ka ndarë edhe mirënjohje mërgimtarit Bujupi ne shenjë falënderimi për dhurimin e gjashtëdhjetë palë uniforma për shërbimin e zjarrfikësve. Bujupi edhe vitin e kaluar kishte dhuruar zjarrfikësve edhe helmeta për këtë shërbim.
Mërgimtari Bujupi, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen dhe mirënjohjen e dhënë dhe ka thënë se ndihet mirë që me sadopak kontribut po i ndihmon Drenasit, përkatësisht shërbimit që është më i ndjeshmi në shërbim ndaj qytetarëve.