Mërgimtari bën gjestin e veçantë për familjet e tre policëve të rrëmbyer

19 qershor 2023 | 11:17

Alfred Dibrani, një sipërmarrës nga Kosova ka marrë përsipër që të tre familjet e policëve të rrëmbyer nga forcat serbe t’ju vijë në ndihmë me një kontribut financiar. Në një intervistë për “ABC e mëngjesit”, sipërmarrësi që jeton në Gjermani, ka thënë se ndodhej rastësisht në Kosovë ditën kur ka ndodhur ngjarja.

Sipërmarrësi ka ofruar një shumë prej 500 eurosh për secilën familje. Më pas, ai ka shkuar edhe vetë personalisht për të takuar familjarët e tyre. Gjatë intervistës për “ABC News”, ai ka treguar se njëri nga policët kishte qenë i sëmurë, por pavarësisht familjarëve për të qëndruar në shtëpi, ai kishte shkuar në punë.

“Rastësisht më ndodhi që të ndodhem në Kosovë atë ditë dhe me të vërtetë ato pamje që i shfaqën serbët ishin të tmerrshme. Pas këtij rasti në rrjete sociale filloi një fushatë pse këta policë nuk kanë reaguar ende pa e ditur se çfarë kishte ndodhur atje dhe kjo më bëri të ndihem më shumë keq dhe të mendoj që të të paktën moralisht t’i përkrah policët e tjerë që gjenden atje. Ne e dimë se me çfarë përballet policia në Mitrovicë. Fati ishte që këta policë i kishte rrëmbyer xhandarmëria serbe. Mund të ndodhte që t’i rrëmbenin edhe bandat kriminale. Pas publikimit të këtyre fotografive, sado që ishte e dhimbshme, ishte një shpresë që këta një ditë do të lirohen. Kontaktova me një radio lokale që t’i kërkoj ndihmë që të paktën të më dërgojnë atje”.

“Shkuam së pari në Mitrovicë tek familja e njërit polic dhe të them të drejtën jam befasuar me moralin e kësaj familjeje. Ata cekën një detaj interesant ku polici kishte qenë i sëmurë dhe kishte qenë në pushim mjekësor edhe disa ditë. Por sa do që ishin munduar të të mos shkojë në punë atë ditë, ai e kishte bërë këtë duke thënë se nuk po mund të rri tek shtëpia ku e di se shokët e mi janë atje. Qëllimi ka qenë që moralisht t’ju kthej besimin këtyre policëve dhe se populli i Kosovës është pranë tyre pa marrë parasysh çfarëdo, dhe si rrjedhin gjërat”, ka thënë sipërmarrësi./abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
3 mijë e 216 lindje janë kryera nga 1 janari…