Mërgimtari bën tatuazh figurën e Hashim Thaçit

20 dhjetor 2024 | 12:27

Mërgimtari Jakup Hasani, ka bërë një tatuazh në dorën e tij portretin e Hashim Thaçit.

Jakup Hasani, i cili jeton në Zvicër së bashku me familjen e tij, asnjëherë nuk e ka vënë në dyshim simpatinë dhe mbështetjen për Hashim Thaçin dhe PDK-në.

Sipas informacioneve që ka siguruar “Epoka e re”, e gjithë familja e tij që jeton në fshatin Nivokaz në rrethin e Gjakovës, kanë dhënë kontributin maksimal gjatë luftës në Kosovë, duke kontribuuar drejtpërdrejt në radhët e UÇK-së.

Ai në qytetin e tij në Zvicër ku jeton dhe vepron ka edhe një lokal e që sipas postimeve të tij në “Facebook” aty shihet fotoja e ish-presidentit Thaçi dhe shumë figurave patriotike të kombit.

Po ashtu, Jakupi ka bërë me dije se nga gjithsej dhjetë kandidatët e PDK-së, do ta votojnë edhe kandidatin për deputet nga diaspora, Ragip Xhakën, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025 garon në listat zgjedhore të PDK-së me numrin 34. “Kjo foto e veçantë me jep kurajo edhe energji t’i them vetit Shqiptar. Ju përshëndes të gjithë shoqërinë time që më duan kështu siç jam!”, ka shkruar Jakup Hasani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me tri ndeshje të zhvilluara të enjten, ka përfunduar stinori…